Ministria palestineze e Shëndetësisë: Më shumë se 700 të vrarë në Gaza në 24 orët e fundit

24 tetor 2023 | 15:48

Gjithsej 704 persona në Gaza janë vrarë në 24 orët e fundit, ka bërë me dije në një Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Kjo shifër është numri më i lartë ditor i publikuar që nga fillimi i sulmeve izraelite kundër Gazës në fillim të këtij muaji, shkruan “CNN”.

Në deklaratën e kësaj ministrie është thënë se kishte pasur 47 “masakra” që përfshinin ushtrinë izraelite në 24 orët e fundit.

Ministria, e cila kontrollohet nga Hamasi, ka thënë se të vrarët përfshinin 305 fëmijë, 173 gra dhe 78 individë të moshuar.

Sipas ministrisë, viktimat e fundit e çojnë numrin e përgjithshëm të të vrarëve në Gaza në 5 791, ku përfshihen 2 360 fëmijë, 1 421 gra dhe 295 të moshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Tomë Gashi ka bërë me dije se më 5…