![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/grenell.jpg)
Grenelli: Të caktohet data e zgjedhjeve dhe të krijohet asociacioni
24 tetor 2023
| 16:51
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell është takuar në Beograd me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviq.
Takimi vjen pikërisht në ditën kur janë bërë një muaj nga agresioni në Banjskë, ku është vrarë polici Afrim Bunjaku.
Grenell ka thënë se Serbia e mirëpret rritjen e prezencës së trupave të NATO-s në Kosovë.
Ai ka pasur edhe një kërkesë për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.
“Të cktohet data e zgjedhjeve në veri dhe të krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, ka thënë Grenelli.