Komuna e Prishtinës shtyn për 10 ditë vendimin për furnizim të bizneseve

24 tetor 2023 | 16:54

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se pas takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është vendosur që të shtyhet vendimi për furnizimin e bizneseve afariste.

Kjo dhomë ka njoftuar se ekzekutimi i vendimit është shtyrë për 10 ditë.

Në këtë periudhë ka mbetur që të formohen dy grupe punuese me përfaqësues nga bizneset dhe nga Komuna e Prishtinës për të diskutuar rreth këtij vendimi, me qëllim, arritjen e një marrëveshjeje që do të ishte e përshtatshme për të dyja palët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në dialogun…