![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/vjosa.jpg)
Osmani me helikopter në kampin ushtarak “Camp Dodge”: Garda Kombëtare e Iowa-s ka ndikuar në rritjen e FSK-së
24 tetor 2023
| 20:16
Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka thënë se qëndrimin e saj në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka filluar me një vizitë në kampin ushtarak “Camp Dodge”.
Osmani tha se Garda Kombëtare e Iowa-s ka ndihmuar FSK-në me rritje të kapaciteteve teksa shtoi se vizitën në Iowa e ka nisur me qëllim të forcimit të partneritetit me ta, shkruan Reporteri.net.
“Qëndrimin në Iowa e fillova me vizitë në Camp Dodge. Garda Kombëtare e Iowa-s ka luajtur rol kyç përgjatë viteve në rritjen e kapacitetit dhe aftësive të forcave tona të sigurisë. Jemi këtu për ta zgjeruar partneritetin me shtetin simotër dhe të forcojmë tutje lidhjet tona të pathyeshme me ShBA-të”, shkroi Presidentja e shtetit në “X”.