![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/Capture-177-600x360-1.jpg)
Ora ndryshon këtë javë. Akrepat, shkojnë para apo kthehen pas?
25 tetor 2023
| 08:39
Të dielën e 29 tetorit ndryshon ora. Akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa.
Si zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrimi bëhet automatikisht.
Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.
Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974. Disa qytete vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.