![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/1629048967_AnthonyBlinken.jpg)
S’duam luftë në Iran, por do të mbrohemi
Shtetet e Bashkuara thanë në Kombet e Bashkuara se nuk dëshirojnë konflikt me Iranin, por sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi se Uashingtoni do të vepronte menjëherë dhe në mënyrë të vendosur nëse Irani apo bashkëpunëtorët e tij do ta sulmonin personelin amerikan kudo.
Blinken foli gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përderisa frika është rritur se konflikti midis Izraelit dhe Hamasit – grupit militant palestinez që ka mbështetjen e Iranit – në Rripin e Gazës mund të shndërrohet në një luftë më të gjerë, duke përfshirë Hezbollahun e Libanit që po ashtu ka mbështetjen e Teheranit.
“SHBA-ja nuk kërkon konflikt me Iranin. Ne nuk duam që kjo luftë të zgjerohet. Por, nëse Irani apo bashkëpunëtorë e tij sulmojnë personelin amerikan kudo, ne do të mbrojmë popullin tonë, do të mbrojmë sigurinë tonë në mënyrë të shpejtë dhe të vendosur”, tha ai.