Imazhet satelitore shfaqin “gropa torture”, në to rusët i hodhën ushtarët e vet

25 tetor 2023 | 08:48

Në imazhet satelitore duket se mund të shihen gropa torture të hapura nga ushtria ruse në terrenin e saj ushtarak për të “hedhur” ushtarët që nuk i binden urdhrave.

Ekipi i Inteligjencës së Konflikteve (CIT), një grup kërkimor që analizon konfliktet thonë se gropat ndodhen në terrenet ruse të stërvitjes në fshatrat Prudboi në rajonin e Volgogradit dhe Tocka në rajonin e Orenburgut.

Një ish-ushtar rus i identifikuar si Sergei, i tha CIT në qershor se “gropa torture” ishin hapur në fushën ushtarake Prudboj dhe se autoritetet ruse kishin futur në to disa ushtarë të kapur të dehur ose të droguar.

Sergei tha se ai u përpoq të linte ushtrinë disa herë dhe nuk pranoi të shkonte në frontin në Ukrainë, por më pas u kërcënua.

Komandantët dyshohet se i kanë thënë se do të rrihej nga policia ushtarake dhe se do të përfundonte në një gropë pa ushqim dhe ujë.

Disa nga kolegët e tij përfunduan në gropë për disa ditë, me ushqim një herë në ditë.

“Ata që u kthyen prej andej nuk protestuan më, kishin frikë nga gjithçka”, tha Serge, raporton Newsweek.

Imazhet satelitore nga gushti tregojnë dy gropa të thella në tokë jo shumë larg kampit.

Gropat nuk u panë në imazhet satelitore nga prilli, gjë që tregon se ato u hapën midis prillit dhe gushtit të këtij viti. Newsweek ende nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pretendimet e mësipërme. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara thanë në Kombet e Bashkuara se nuk…