“Armagedoni” boton librin me tekste të përzgjedhura të nobelistëve suedezë

25 tetor 2023 | 09:04

Shtëpia e njohur botuese “Armagedoni” ka botuar së fundmi librin me tekste të përzgjedhura nga tetë nobelistë suedezë.

Libri ka titullin “Tregime dhe poezi nga nobelistët suedezë” dhe së shpejti do të jetë në duart e lexuesve.

Tekstet janë përkthyer nga Qerim Raçi.

Sipas njoftimit, në këtë libër janë pëzgjedhur poezitë dhe proza artistike më e veçantë e laureatëve të këtij shpërblimi të madh letrar.

Nobelistët suedezë, të përfshirë në këtë libër, janë: Selma Lagerlöf, Verner von Heidenstam, Erik Axel Karlfeldt, Pär Lagerkvist, Nelly Sachs, Eyvind Johnson, Harry Martinson dhe Tomas Tranströmer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Deborah Nicholls-Lee / BBC “Kur hyra brenda dhe e…