Konjufca: S’di pse me i dhënë zor patjetër me u taku Kurti me Vuçiqin nesër në Bruksel

25 tetor 2023 | 13:07

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë për “T7” se nuk e kupton se pse nevojitet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të shkojnë nesër në Bruksel për dialog.

Konjufca ka thënë se nuk ka raport përfundimtar të hetimeve për sulmin e 24 shtatorit në veri, ku ka mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Dhe derisa hetimet po vazhdojnë, ai e sheh të paarsyeshëm rikthimin në dialog.

“Dhe derisa kjo është duke ndodhur, unë nuk e di pse me i dhënë zor patjetër me u taku kryeministri Kurti me Vuçiqin atje në Bruksel”, ka thënë ai.

Pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, Konjufca pati thënë se “tash procesi politik është në rend të tretë” dhe se “në rend të parë është çështja e sigurisë së Kosovës”.

“Unë mendoj që sot Policia e Kosovës nuk është duke menduar për Asociacionin, është duke menduar se si ta shmangë një sulm të ardhshëm nga shteti serb, që mund të na vijë”, pati thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë me…