Po i vidhnin Range Rover-in, reagimi i tij është mbresëlënës (VIDEO)

29 gusht 2018 | 21:24

Pasi dëgjoi sinjalin e alarmit të makinës së tij luksoze “Range Rover”, që ishte vënë në shënjestrën e një hajduti pak metra larg derës së shtëpisë, ku e kishte parkuar, Stephen Cullen nuk e mendoi dy herë por u ngrit dhe doli lakuriq për të ndalur hajdutin.

Mediat raportojnë se Stephen ishte shtrirë bashkë me të dashurën Nicola Baldëin në shtrat dhe po shihnin TV, kur dëgjuan zhurmën e makinës.

Një djalë i ri po përpiqej të grabiste mjetin, por Stephen e pa nga dritarja dhe ashtu siç ishte i zhveshur, vrapoi jashtë dhe hajduti ja mbathi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kërkesë të Zyrës së Bashkimit Evropian, dje kabineti qeveritar…