AAK-ja: Kufijtë e Kosovës nuk negociohen

29 gusht 2018 | 21:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar sot udhëheqjen e lartë të partisë.

Për këtë takim ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”, nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj.

Ai ka njoftuar se AAK është pro cdo nisme që ka për qëllim paprekshmërinë e kufijve të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Kufijtë e Kosovës nuk negociohen!

Në takimin e udhëheqjes më të lartë të AAK-së, e ku i pranishëm ishte edhe Kryetari Partisë, Ramush Haradinaj, njëzërit është rikonfirmuar qendrimi se kufijtë e Kosovës janë të panegociueshëm dhe AAK e deputetët e saj janë në favor të çdo nisme, që është pro këtij qëndrimi.

Ajo që do të jetë krejtësisht e papranueshme për ne si AAK, janë nismat që për qëllim mund të kenë përplasjet e kusuritjet personale ndaj përfaqësuesve politikë e institucional, duke mos përjashtuar këtu as presidentin.

Për hirë të informimit të opinionit publik, ne jemi pro çdo nisme që për qëllim ka paprekshmërinë e kufijve të Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Indrit Mema, titullar i një firme që lyen vijat e…