Këta janë katër kandidatët për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

25 tetor 2023 | 23:02

Katër kandidatë i janë përgjijur thirrjes së Kuvendit të Kosovës për të konkurruar për një pozitë të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo u bë e ditur nga Administrata e Kuvendit.

Në njoftim thuhet se kandidatët janë: Selman Ymeri, Ramadan Gashi, Jeton Bytyqi dhe Çlirim Hajdini.

“Administrata është në pritje të nominimeve eventuale nëpërmjet postës. Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompetencat e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kanë përplasur,…