Përdoren dronët për të kontrabanduar drogë në Qipro

29 gusht 2018 | 21:54

Kontrabandistët u përpoqën të përdorin dronët për të bartur drogë mbi kufirin që ndanë Qipron veriore dhe Qipron turke e cila llogaritet si një nga zonat më të mbrojtura në Europë.

Policia e Qipros Veriore ka arrestuar një person pasi që dyshohej se ai kishte provuar të barte drogë në mënyrë të paligjshme përmes dronit që fluturonte mbi kufirin e militarizuar të Qipros.

Qiproja është ndarë midis popullit etnik grek dhe atij turk që kur një pushtim turk i vitit 1974 ndau vendin në prag të një grusht shteti të iniciuar nga grekët, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Veriu është një shtet i shkëputur që njihet vetëm nga Turqia. Ndërsa pjesa tjetër e Qipros qeveriset nga një qeveri greko-qiprote e cila është anëtare e BE-së dhe synon sovranitetin e të gjithë ishullit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fëmijët e Haxhajt të komunës së Gjilanit do të kthehen…