Gërvalla i kërkon BE-së ta sanksionojë Serbinë: Çdo vonesë nxit përshkallëzimin
26 tetor 2023
| 22:12
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla përmes platformës “X” ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit kundër Kosovës më 24 shtator.
Sipas saj, çdo vonesë nxit përshkallëzim të mëtejshëm.
“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit kundër Kosovës më 24 shtator 2023. Çdo vonesë do të shërbejë vetëm për të nxitur përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar Gërvalla.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka bërë me dije se askush në takimet që u zhvilluan në Bruksel nuk i ka përmendur “sanksionet kundër Serbisë”, që do të lidheshin me sulmin në Banjskë.