Ali Ahmeti takon Grenellin, flasin për Thaçin dhe dialogun Kosovë-Serbi

27 tetor 2023 | 12:41

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur në takim Richard Grenell, ish i dërguar special i ish-presidentit Amerikan, Donald Tramp për dialogun Kosovë – Serbi si dhe ish-shef i shërbimit kombëtar amerikan të inteligjencës.

Ahmeti ka bërë me dije se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet në rajon, në veçanti midis Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkërisht konkluduan që normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet të njohjes së ndërsjellë do të sillte paqe të qëndrueshme në tërë rajonin.

“Gjithashtu folëm edhe për procesin në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë që po mbahen në një proces të stërzgjatur padrejtësisht. Z. Grenell më njoftoi që asnjëherë, me asnjë lider politik të rajonit nuk ka diskutuar mundësinë e përfolur mediatikisht për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, gjë që u mirëprit nga unë”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten në Bruksel janë zhvilluar bisedime të reja lidhur…