Përplasje e ashpër mes Ganisë dhe Ledit në Big Brother Vip Kosova 2

27 tetor 2023 | 13:09

Mbrëmjen e djeshme (e enjte) një debat i ashpër është zhvilluar në mes të Ledi Vokshit dhe Gani Gërmisë.

E gjitha nisi për shkak të një fjale të Ledit në drejtim të Ganisë, përfshirë këtu kulturën e tij.

Kjo fjalë duket ta ketë prekur gazetarin e humoristin në bazë të reagimit që bëri.

Ai iu drejtua Vokshit se më këtë po e vë poshtë dhe po e ofendon gjithë Kosovën.

“Je duke e qit krejt Kosovën keq. A ki kulturë. A je duke e dëgjuar pyetjen, a keni kulturë? Ik se nuk diskuton me mua, nuk ke nivel. Nuk lejoj asnjë shqiptarë me e ofendu. Ule dorën. Je mysafir këtu. Kulturën time nuk ta lejoj. Mos ma përmend kulturën”, u shpreh ai.

Këngëtarja nga ana tjetër iu përgjigj: “Nuk e thashë këtë. Unë jam vendase. Unë jam e Kosovës. Tani e teprove. Një herë ofendove. Kosovën mos ma fut në mes”.

Banorët tashmë kanë nisur përplasjet e para me njëri-tjetrin, duke e bërë shoun edhe më interesant.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpara asaj që do të jetë përvoja e tij e…