Kush fitoi çmime në Festivalin e Këngës në RTK?

29 tetor 2023 | 08:05

Mbrëmë është mbajtur nata finale e edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK.

Fitues është shpallur konkurrenti “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë”, ndërsa vendi i dytë i ka takuar Angus Dei me këngën “Një zemër për dy”.

Çmimin e tretë e ka fituar Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”.

“La Fazani” ka marrë edhe një çmim tjetër – çmimin e kryeqytetit, të cilin ia ndau kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ndërsa Saranda Alija me këngën “Mendoj ku je” është fituese e çmimit të Orkestrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën në mbrëmje është zhvillur finalja e Kupës së…