City mund me lehtësi në derbi Unitedin

29 tetor 2023 | 19:43

Manchester City konfirmohet mbret në qytetin e tij, duke mundur rivalët e qytetit në shifrat 3-0.

Derbi i shumëpritur u dominua nga skuadra e Guardiolës, që tregoi forcën e saj. Erling Haaland ishte heroi i skuadrës së Pep Guardiolës me dy gola dhe një asistime për festën e Phil Foden, i cili vulosi suksesin e “qytetarëve”.

City ndan vendin e dytë me Arsenalin me nga 24 pikë. Dy më pak se Tottenhami kryesues. Skuadrae Erik ten Hag regjistroi humbjen e pestë në dhjetë javët e para në Premier Ligë dhe mban vendin e 8-të me 15 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mori pjesë këtë të diel…