Gjykata Speciale bastisë banesën e Blerim Shalës

30 tetor 2023 | 09:36

Një bastisje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ndodhur të hënën në mëngjes në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime të pretenduara lufte në Hagë të Holandës.

Artan Qerkini, avokat i Shalës, ka thënë në një përgjigje për mediat se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës klientin e tij, ndërsa nuk dihet ende arsyet dhe rrjedha e bastisjes në banesën e ish-këshilltarit politik në Presidencën e Kosovës.

Edhe në shkurt të këtij viti ekipet policore të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë kishin kryer bastisje në banesën e Adil Behramaj, këshilltar politik i ish-presidentit Thaçi, aksion që kishte nisur rreth orës 08:30 mëngjesin e 22 shkurtit e kishte përfunduar në mbrëmje.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka nisur më 3 prill të këtij viti, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës. Dhomat e Specializuara kanë shpalosur aktakuzën kundër katër ish-drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minatorët në Trepçë janë duke vazhduar grevën, ku sot është…