Albin Krasniqi mungon dy muaj

30 tetor 2023 | 12:02

Mesfushori i FC Prishtina, Albin Krasniqi ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj SC Gjilanit dhe pritet të mungojë rreth dy muaj.

“Albini ka pësuar frakturë në këmbën e djathtë dhe pas ekzaminimeve të bëra, është konstatuar se do t’i mungojë fushave për rreth dy muaj. Me shpresën se do ta kalojë këtë periudhë me forcë dhe qetësi ashtu siç është në fushë, FC Prishtina duke i qëndruar afër në çdo moment, i dëshiron shërim të shpejtë. Forca Albin, të presim më të fortë!”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Siç dihet skuadra e Prishtinës ka realizuar fitoren e parë pas shtatë ndeshjeve në Superligë dhe tash renditet në vendin e katërt me 16 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar një vendim, i…