Knausi: Shkëmbimi i territoreve të Kosovës dhe Serbisë sjell konflikte

30 gusht 2018 | 11:39

Drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka thënë se debati për ndryshim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është i rrezikshëm dhe se mund të nxisë konflikte në Ballkan.

“Ideja se zgjidhja më e mirë e problemeve me pakicat është largimi i tyre me ndryshim të kufijve, ka qenë gjithmonë e rrezikshme. Kjo metodë krijon konflikte të reja në Ballkan dhe na kthen në vitet 1980, kur intelektualët dhe politikanët e ish-Jugosllavisë, në vend të debatit për reforma, kanë folur për kufij dhe çështje etnike. Të gjithë e dimë se si ka përfunduar kjo”, ka thënë Knausi, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Knausi po ashtu ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka mandat nga Kuvendi i Kosovës për të diskutuar rreth shkëmbimit territorial dhe shtoi se ndryshimi i kufijve nuk u shërben interesave të serbëve që jetojnë në pjesë të Kosovës dhe duan bashkimin me Serbinë.

“Fati i serbëve në Kosovë dhe i shqiptarëve që jetojnë në Serbi nuk duhet të varet nga qeveritë e tyre”, ka thënë Knausi.

Ai ka theksuar se administrata amerikane e ka ndryshuar qëndrimin për këtë çështje dhe se nuk është aq e interesuar për Ballkanin.

Kur bëhet fjalë për Rusinë, Knausi ka thënë se Moska dëshiron të pengojë integrimin e Ballkanit në BE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi i transmetimit të videove “Watch” i rrjetit social “Facebook”…