Ish-ambasadori amerikan kërkon nga BE-ja ta ndalojë përkëdheljen e Vuçiqit

30 tetor 2023 | 12:27

Kanë kaluar mbi një muaj prej agresionit të Serbisë në Kosovë.

Më 24 shtator, një grup terrorist i armatosur serb e ka sulmuar policinë e Kosovës, me ç’rast u vra polici Afrim Bunjaku.

As pas kësaj kohe, nuk është ndërmarrë ndonjë masë ndaj Serbisë.

Për këtë arsye ka reaguar ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) duhet të ndalojë përkëdheljen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Pjesë interesante për pjesëmarrjen serbe në një sulm terrorist në Banjska të Kosovës që vrau një polic. BE me të vërtetë duhet të ndalojë së përkëdheluri Vuçiqin”, ka theksuar Delawie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr.Shqiptar Demaçi si asnjëherë më parë, në një rrëfim të…