Neuer rikthehet pas 350 ditësh: Momenti më i lumtur në karrierën time

30 tetor 2023 | 12:44

Manuel Neuer iu desh të priste plot 350 ditë për të veshur sërish fanellën e Bayern Munchen në fushën e blertë.

Takimi me Darmstadt koincidoi i duhuri për 37-vjeçarin gjerman, të cilin e rrëmbyen emocionet pas ndeshjes.

“Momenti më i lumtur në karrierën time, pavarësisht çdo suksesi të mëparshëm. Kam pritur kaq gjatë të jem aktiv dhe më në fund ia dola. Të luash përpara tifozëve të Bayernit është ndjesi vërtet speciale. Situata ku u gjenda përballë Mehlem ishte disi e vështirë, pasi mbrojtja e kishte humbur nga kontrollin. Fatmirësisht përfundoi pa dëme dhe ne e mbajtëm portën të pastër. Nuk e kam menduar kurrë tërheqjen, pavarësisht sa të vështirë e pata shkallën e lëndimit. Vullneti i forte dhe besimi më bënë të jem këtu. E di që aktualisht e kam humbur pozitën e numrit ‘1’ te kombëtarja, por shpresoj se shumë shpejtë do të jem në gjirin e tyre”, ka thënë Neuer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Pse gjithë të famshmit e nisin duke folur për Izraelin?…