Jep dorëheqje komplet kryesia e KF Deçani

30 tetor 2023 | 13:13

KF Deçani ka mbetur pa kryesi të klubit, pasi e njëjta ka dhënë dorëheqje.

Kryesia në fjalë ka menaxhuar me klubin për një vit e gjysmë. Kjo kryesi e ka marrë klubin në Ligën e Tretë “Rajoni i Dukagjinit – Grupi B” në vendin e 8 në tabelë. Pas një viti KF Deçani shpallet kampion dhe ngritët në Ligën e Dytë. Tani pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, KF Deçani nga 16 ekipet garuese pozicionohet në top pesëshen e Ligës së Dytë me gjithsej 19 pikë të fituara.

“I falënderojmë të gjithë lojtarët dhe stafin për punën, mundin, sakrificën dhe gjithë suksesin e arritur me meritë. Falënderim dhe mirënjohje për Komunën e Deçanit dhe gjithë sponsorët që e ndihmuan klubin gjatë kësaj periudhe. Falënderim e mirënjohje nga zemra për tifozerinë më të mirë në Kosovë “Luftëtarët” të cilët ishin dhe do të jenë shpirti dhe lojtari i 12-të i skuadrës. Urojmë që KF Deçani t’i arrijë të gjitha objektivat në të ardhmen sepse e meriton. Mirupafshim”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KF Deçani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi Kjo gjykatë fashiste një etnike e cila…