Kurti pas takimit me ambasadorët: Serbia vazhdon të refuzojë, po të ishte në dorën tonë do të kishim marrëveshje

30 tetor 2023 | 13:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të hënën në takim ambasadorët e akredituar të  shteteve të ndryshme të cilët janë të angazhuar në vendin tonë.

Kurti i ka informuar ata rreth zhvillimeve të fundit në dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për BE-në dhe ShBA-në në përpjekjet e tyre për të rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

I pari i Qeverisë Kosovës, ka thënë se Serbia po vazhdon ta refuzojë Marrëveshjen Themelore.

Po ashtu, Kurti ua ka bërë me dije ambasadorëve se po të ishte në dorën e Kosovës, marrëveshja tashmë do të nënshkruhej dhe do të fillonte zbatimi i saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është përjashtuar…