Qatip Osmani merr drejtimin e Vllaznisë së Shkodrës

30 tetor 2023 | 14:02

Tekniku tetovar, Qatip Osmani edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e skuadrës së Vllaznisë së Shkodrës. Zyrtarizimi i tij ka ardhur të hënën nga ana e klubit shqiptar, me Osmanin që ka nisur menjëherë punën te Vllaznia, ndërsa për ndihmës do të ketë Bashkim Livorekën.

“Klubi i Futbollit Vllaznia dëshiron të informojë opinionin publik se trajneri i ri i ekipit të parë të Vllaznisë do të jetë Qatip Osmani. Ai vjen te skuadra jonë pas një karriere të suksesshme tek Shkëndija e Tetovës me të cilën ka fituar 5 trofe.

Bashkë me të, në stafin e Vllaznisë do të jetë edhe z. Bashkim Ljivoreka që do të ketë detyrën e zëvendëstrajnerit. Mirë se erdhët në familjen kuqeblu profesor Qatipi dhe Bashkimi!”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë.

Osmani te skuadra e Vllaznisë do të zëvendësojë Migen Memellin, i cili u largua pas 10 xhirove, ku grumbulloi vetëm 12 pikë.

Qatip Osmani është trajner i njohur dhe gjatë karrierës së tij ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës në periudha të ndryshme, si dhe ka qenë trajner te Shkupi dhe Renova, ndërsa kjo do të jetë aventura e tij e parë në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…