Ylber Ramadani në ‘radarin’ e Interit

30 tetor 2023 | 16:29

Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe i Lecce në Serie A, Ylber Ramadani është në formë jetësore dhe kjo ka bërë që të tërheq vëmendjen e klubeve të ndryshme.

Sipas burimeve nga faqja e specializuar italiane me lajmet e klubit të Lecce, raportohet se Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, është duke monitoruar personalisht dhe nga afër paraqitjet e mesfushorit 27 vjeçar.

Ausilio e ka vëzhguar Ramadanin nga stadiumi në dy ndeshje, me Leccen kundër Monza dhe në miqësoren Shqipëri-Bullgari.

Performanca e tij nuk kaloi pa u vënë re, pjekuria e tij e lejoi atë të integrohej menjëherë në Lecce dhe Serie A dhe kjo aftësi për t’u përshtatur është e rëndësishme për një ekip që luan shumë ndeshje, përfshirë kupat evropiane.

Vlera e kartonit të Ramadanit ka qenë 1.2 milionë euro, por tashmë sigurisht që është rritur së bashku me performancën. Nëse Inter merr vendimin për t’u ulur në tryezë e për të bashkëbiseduar me formalitet për kartonin e lojtarit, sigurisht që do  të kishte një shifër më të lartë transferimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Madeleine Albright ka shërbyer në postin e Sekretares së Shtetit…