Kosova arreston 43-vjeçarin e kërkuar nga Serbia për korrupsion

30 tetor 2023 | 16:34

Ishte i dënuar me tre vjet e katër muaj burgim nga Serbia për korrupsion.

43-vjeçari me inicialet A.B është arrestuar të hënën në Kosovë.

Arrestimi i tij është bërë falë bashkëpunimit ndërkombëtar policor nga “Ilecu FAST Kosova”.

“I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në qendër të mbajtjes për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit për largimin e përkohshëm nga puna të kryetarit…