Daut Haradinaj fton deputetët që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për minatorët

30 tetor 2023 | 17:36

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, u ka bërë thirrje deputetëve që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për minatorët.

“Meqenëse qeveria po i injoron kërkesat e drejta të minatorëve, ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës që të thërrasin një seancë të jashtëzakoshme për të gjetur një zgjidhje për këtë kategori tepër të rëndësishme të shoqërisë sonë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Daut Haradinaj ka theksuar se janë minatorët që e nisën fundin e Jugosllavisë.

“Shkarkimi nga puna i sindikalistëve dëshmon qartë se deri ku shkon kjo qeveri”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është…