![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/bota.jpg)
Tragjike në Gjermani | Bie skela e ashensorit, tre punëtorë të vdekur, dyshohet se janë shqiptarë
30 tetor 2023
| 21:31
Tre punëtorë kanë humbur jetën në një kantier ndërtimi në HafenCity të Hamburgut, Gjermani.
Ata po punonin mbi skela në ashensor, kur papritmas skela u shemb.
Pesha e madhe mund të ketë shkaktuar aksidentin fatal, shkruajnë mediat gjermane.
Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për punëtorët që mund të kenë mbetur ende nën rrënoja në boshtin e ashensorit.
Raportohet se personat e aksidentuar janë punëtorë shqiptarë, megjithatë pritet të dalë versioni i saktë i policisë.