Miftaraj: IKD do t’u ofrojë ndihmë juridike falas minatorëve grevistë të suspenduar

30 tetor 2023 | 21:33

Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pasiqë Menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” e ka suspenduar nga puna kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë të tjerë dhe një minator.

Miftaraj ka njoftuar anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës se IKD-ja do t’iu ofrojë ndihmë juridike falas lidhur me rastet e përjashtimit të përkohshëm nga puna apo masave të tjera eventuale, që vijnë si rrjedhojë e aktivitetit të tyre sindikal.

Postimi i tij i plotë:

Qendra për Ndihmë Juridike e IKD-së njofton të gjithë anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës se zotohet të ofrojë ndihmë juridike falas lidhur me rastet e përjashtimit të përkohshëm nga puna, apo masave të tjera eventuale, që vijnë si rrjedhojë e aktivitetit të tyre sindikal.

Për konsultim të mëtejmë, sindikalistët mund të na kontaktojnë përmes:

Numrit pa pagesë: 0800 22 222

E-mait: [email protected]

apo

Na vizitoni në zyren në Prishtinë, rr. Ilaz Agushi, nr. 146.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre punëtorë kanë humbur jetën në një kantier ndërtimi në…