Aksident në Gjakovë, lëndohet një i person

30 tetor 2023 | 23:16

Një aksident në mes të një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në Gjakovë ku për pasojë, ngasësi i motoçikletës ka mbetur i lënduar.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Sheremet Elezaj zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjakovë.

“Ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë”, tha Elezaj

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dagestan, një republikë autonome e Federatës Ruse me shumicë…