Lajçi: Anëtarësimi i Kosovës në BE nuk është dhuratë, është meritë

31 tetor 2023 | 00:30

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Driton Lajçi, tha se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk është dhuratë, por sipas tij kjo është meritë, raporton teve1.info

Lajçi në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1, tha se sa më shumë që Kosova i afrohet BE-së, kriteret e anëtarësimit vetëm sa rriten.

Megjithatë, Lajçi shtoi se kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian për anëtarësim, janë obligime që u shërbejnë qytetarëve të Kosovës, siç është përmirësimi i cilësisë në arsim, shëndetësi e sundim të ligjit.

Ai këto deklarime i bëri derisa u pyet nëse pret që kandidatura e Kosovës për anëtarësim në BE do të shqyrtohet shpejt.

“Kandidatura, anëtarësimi në BE nuk është dhuratë. Kjo është meritë. Bazuar në kriteret që i caktojnë ata. Sa më shumë që i afrohemi BE-së, kriteret vetëm rriten. Kjo është si në shkollë. Në klasë të parë ke detyra më pak, në klasën e tetë, nëntë, dhjetë ke detyra më shumë. Do të thotë është qështje e meritës, e kryerjes së detyrave të shtëpisë. Anëtarësimi i Kosovës në BE nuk do të shihet si dhuratë. Ato obligime na shërbejnë neve, ndërtimi i institucioneve, sundimi i ligjit, arsimim cilësor, shëndetësi cilësore, të gjitha këto na shpërbejnë neve si qytetarë të Kosovës, bie fjala hiq nëse nuk anëtarësohemi në BE, këto janë të rëndësishme për neve. Sigurisht përfshirë edhe ata që nuk dëshirojnë, e kanë rastin e keq të Çipros veriore atje, problemi i grevave më Çipron atje andaj nuk dëshirojnë që të kenë edhe një Çipro të dytë brenda BE-së, prandaj edhe është kusht që Kosova dhe Serbia duhet ta rregullojnë raportin që të jenë pjesë e BE-së, prandaj ka edhe shumë detyra dhe shumë punë për tu bërë”, u shpreh Lajçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Driton Lajçi, tha se gjithë kjo…