Ibrahimi: Jemi gati për ta shkruar historinë

30 gusht 2018 | 13:01

Besart Ibraimi ka folur para ndeshjes kundër Rosenborgut, e cila zhvillohet të enjten në kuadër të Evropa Ligës.

Shkëndija pësoi humbje në ndeshjen e parë 3-1, por Ibrahimi beson se skuadra kuqezi mund të kualifikohet tutje. “Dua të potencoj se jemi për herë të tretë në ‘play-off’ të Evropa Ligës dhe kjo paraqet sukses të madh për ne. Tani sigurisht se duam të bëjmë histori të re dhe të hyjmë në grupe, por pa i krijuar presion vetes. Kundërshtari vjen me llogaritë e veta. Kemi rezultat negativ nga ndeshja e parë, por premtojmë maksimumin për ta tentuar përmbysjen dhe për të bërë këtë na duhet edhe mbështetja e publikut”, ka thënë Ibrahimi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka thënë…