Alvin Karaqi nderohet nga Edi Rama me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’

31 tetor 2023 | 13:48

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka shpërblyer me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”, karateistin nga Kosova, Alvin Karaqi, i cili përfaqëson Shqipërinë.

Pasi ishte larguar nga Kosova, Karaqi kishte arritur vendin e parë me Shqipërinë në Lojërat Evropiane të karatesë. Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu lavdet për sportistin kosovar, i cili po ashtu ushtron profesionin e mjekut në Zvicër. Ai ka thënë se Alvini ishte ëndrra e çdo vjehrre, ndërsa shtoi se ai nuk ishte kandidat, pasi vajzën e tij të vetme e kishte të zënë.

“Mirë se erdhët këtu për të nderuar një tjetër kampion. Në rastin e Alvinit, një kampion që një veçanti të madhe, ndërkohë që ai arrin të ngjitet në maja në sportin e tij, është dhe një shërbëtor i shëndetit të njerëzve si mjek në Zvicër ku standardet janë ndër më të larta në botë. Ai përbën një shembull frymëzues dhe të jashtëzakonshëm për këdo që në rrugën e pasionit të vetë është i gatshëm që të angazhohet. Alvini është një djalë që çdo prind do të donte ta kishte, dhe çdo vjehërr do ta ëndërronte. S’jam kandidat këtu për t’u bërë vjehrri i Alvinit, pasi një vajzë që kemi, e kemi të zënë. Por edhe në këtë aspekt ai është një djalë shumë i veçantë. Më bën përshtypje se si flet ai për prindërit”, ka thënë Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur bastisja e banesës së prindërve të Artan Behramit,…