Martinez: Reali? Jam i lumtur në Inter

31 tetor 2023 | 14:03

Lautaro Martinez ka përfunduar në shënjestër të Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi argjentinas po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, ndërsa të hënën në mbrëmje është pyetur rreth interesimit të “Los Blancos” për të.

“Është e qartë se Real Madridi është një ekip mjaft i rëndësishëm. Por, në koka dhe zemra ime janë gjithmonë me Interin. Jam mjaft i lumtur aty”, u shpreh përfaqësuesi argjentinas.

Lautaro ishte prezentnë Paris në gala mbrëmjen e “Topit të Artë”, ku ishte pjesë e të nominuarve pasi e fitoi Botërorin me Argjentinën dhe shkoi në finale të Ligës së Kampionëve me Interin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka shpërblyer me medaljen…