Murati deklarohet për grevën e minatorëve të ndërmarrjes ‘Trepça”

31 tetor 2023 | 17:12

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për medie të martën ka folur edhe për grevën e minatorëve të “Trepçës”.

Murati ka thënë se stafi dhe minatorët duhet tregojnë se janë të gatshëm për më të mirën e ndërmarrjes.

Ai ka thënë se 20 milionë euro ka qenë mbështetja e qeverisë për “Trepçën”.

“Në këtë rast,  ‘Trepça’ duhet të tregoj edhe stafi edhe minatorët duhet të tregojnë se janë të gatshëm më të mirën e mundshme për ndërmarrjen të gjithë bashkë, në mënyrë që bashkërisht ta çojmë ndërmarrjen përpara”.

“Siç e keni parë ministria, rreth 20 milionë euro ka qenë mbështetja direke për ‘Trepçën’, pra nuk është që s’ka pasur mbështetje nga qeveria dhe ato janë pra të taksapaguesve”.

“Duhet të sigurohemi që ka një zhvillim të qëndrueshëm të ndërmarrjes dhe kjo arrihet kur punohet së bashku”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka mbi gjashtë prej kur ka marrë mandatin e kryetarit…