Për nder të vitit të ri shkollor, bëhet ekzekutimi i pagave nga shteti

30 gusht 2018 | 14:30

Ministria e Financave ka njoftuar të gjithë qytetarët, respektivisht të gjithë shërbyesit civilë dhe ata që marrin pagë nga buxheti i Kosovës, se sot është bërë ekzekutimin e pagave për muajin gusht.

“Për nder të fillimit të vitit të ri shkollor, ekzekutimi i pagave është bërë më herët se ekzekutimi i rregullt i tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve ju uron suksese dhe fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, fotografi i talentuar,…