Publikohet në media një draft-statut i Asociacionit i propozuar nga “pesëshja” evropiane

31 tetor 2023 | 21:47

Draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga Bashkimi Evropian më 21 tetor, “siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës”.

Draftin e plotë të statutit të Asociacionit, i cili ka dal nga zyra e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e ka siguruar Paparaci.

Ky draft-statut ka një përmbajtje prej 11-faqesh dhe përmban në të shkruar parimet, objektivat e kompetencat e themelimit të Asociacionit.

Një nga pikat e draft-statutit parasheh rregullimin e strukturës organizative të Asociacionit. Bazuar në draft-statut, asociacioni do të ketë kuvendin e tij, kryetarin, nënkryetarin, bordin, këshillin këshilldhënës dhe zyrën për ankesa.

Te pika “Objektivat kryesore” në draftin e statutit thuhet se ai “siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës”.

Ndërkaq, në konkluzionet e draft-statutit theksohet se “projekt statuti nuk e kalon ndonjë nga vijat e kuqe të Kosovës”.

Edhe emisari Lajçak, në një deklarim për media më 23 tetor, ka thënë se draft-statuti për Asociacionin nuk shkel “vijat e kuqe” të palëve.

Ky draft, i propozuar nga Bashkimi Evropian, u është prezantuar Kosovës dhe Serbisë gjatë vizitës më 21 tetor në këto dy shtete të përfaqësuesve të BE-së, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Tri ditë më vonë, gjatë takimeve në Bruksel me tre liderët e BE-së, Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Giorgia Meloni, si dhe me Përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, kryeministri Albin Kurti tha se është pajtuar me propozimin për draft-statutin e Asociacionit.

Draft – Statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Blerim Latifi, ka folur në Pressing të T7…