“ART Motion”, sponsor i FBK-së

30 gusht 2018 | 15:28

Kompania “ART Motion” dhe Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) arritën marrëveshjen për fillimin e një bashkëpunimi dhe partneriteti i cili shumë shpejtë do ta kthej basketbollin në vendin të cilin ky sport e kishte pasluftës dhe të cilin e meriton, me palestra të stërmbushura dhe ndeshje kualitative të të gjitha ligave, Superilgës, Femrave, Ligës së parë dhe para se gjithash, ardhmërisë së vendit tonë dhe ajo që na intereson shumë, gjeneratave të reja.

“Besojmë fuqishëm se me transmetimin live të mbi 230 ndeshjeve në vit, të të gjitha kategorive ‘ART Motion’ do të bëjë revolucion, pasi që asnjëherë në histori të televizioneve kosovare dhe shqiptare nuk ka ndodhur që dikush t’i kushtoj rëndësi të posaçme edhe femrave, rangjeve më të ulëta të basketbollit dhe sidomos rinisë dhe fëmijëve tonë”, ka thënë drejtori i platformës televizive, Alaudin Hamiti.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu u shpreh i lumtur që institucioni të cilin e udhëheq ka arritur marrëveshje me ‘Art Motion’ dhe se kjo do të ndihmoj në jetësimin e një ideje të cilën askush më parë nuk e ka bërë, transmetimin e rangjeve të tjera të basketbollit kosovar përveç të Superligës. “Po i hymë një procesi me shumë përfitime për basketbollin e Kosovës, në të gjitha nivelet. Do ta kemi një adresë të basketbollit në Kosovë dhe kjo do të jetë ‘ART Motion’. Kjo është kënaqësi e jashtëzakonshme për mua, po arrijmë që ta nënshkruajmë një kontratë bashkëpunimi e cila do t’ju sjell përfitime të gjithë atyre që ia duan të mirën basketbollit”, ka thënë Fetahu, duke shtuar se FBK-ja në “ART Motion ka gjetur jo vetëm sponsor medial por shumë më tepër, partner me të cilin do të rrugëtoj drejt zhvillimit edhe më të madh të basketbollit kosovar të të gjitha niveleve, përfshirë këtu edhe gjitha reprezentacionet e Kosovës.

Marrveshja në mes “ART Motion” dhe FBK-ja po i bashkojnë forcat për ta ngritur basketbollin sërish në piedestalin që e meriton.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit e ka quajtur të turpshëm…