Prishtina pëson humbje nga Malisheva, Gjilani mposhti Feronikelin 74

01 nëntor 2023 | 15:15

Sot janë zhvilluar edhe dy ndeshje tjera ku vlen të cekët se Malisheva e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1-0.

Kryeqytetasit pas ndryshimeve në shtabin teknik arritën fitore në fundjavë, por që tash përsëri i rikthehen rezultateve negative. Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi katër minuta pa përfunduar koha e rregullt, Ilir Mustafa. Pas kësaj ndeshje, Malisheva barazohet me pikë me skuadrën e Prishtinës (16 sosh).

Edhe në ndeshjen tjetër fituese ishin vendasit, pra Gjilani e mposhti skuadrën e Feronikelit 74 me rezultat 2-1. Ismajli e Milev realizuan për vendasit, kurse për mysafirët shënoi Shillova. Pas kësaj fitore, Gjilani ka 14 pikë, derisa “Nikli” mbetët në kuotën e 11 pikëve.

/Veton ZYMBERI/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani ka…