Presidentja duhet ta dërgojë në Kushtetuese kërkesën e KPK-së për Blerim Isufajn

01 nëntor 2023 | 20:33

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet ta dorëzojë në Gjykatë Kushtetuese kërkesën e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për dekretim të Blerim Isufajt në pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Në emisionin “FIVE”, Kryeziu ka thënë se kjo procedurë nuk mund të zgjasë edhe shumë muaj, pasi i takon procedurave shtetërore dhe mund të zgjasë deri në 2 muaj.

“Presidentja duhet ta dorëzojë kërkesën e KPK-së në Kushtetuese, kjo procedurë nuk zgjat edhe shumë”, ka thënë Kryeziu.

Sipas tij, ky rast është i padëgjuar më parë dhe në bazë të procedurave ligjore duhet të kthehet në pikën zero dhe jo të propozohet emri i njëjtë.

“Për herë të parë ka ndodhur, procedurat duhet të fillojnë nga fillimi, është rast i padëgjuar më parë. Nuk e kam parë ende letrën a kanë kërkuar të riemërohet përsëri apo kanë dhënë arsyetim”, ka vijuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti dhe gazetari Valon Syla ka reaguar pas deklaratës skandaloze…