Mozzik krah Policisë: 1800 euro për Mimozën që koordinohet me Millanin, 600 euro për ata që e luftojnë Millanin!
01 nëntor 2023
| 22:58
Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) ka protestuar këtë të mërkurë para Qeverisë së Kosovës.
Të shumë ishin ata që dolën në përkrahje në rrjetet sociale për Policinë. Në mesin e tyre është edhe reperi nga Ferizaj Mozzik.
Ai ka thumbuar edhe shefen e deputetëve të LVV-së Mimoza Kusari Lila.
“1800 euro për Mimozën që koordinohet me Millanin, 600 euro për ata që e luftojnë Millanin! Zoti ju rujtë o atdhedashës”, shkroi ai.