Koreja Veriore e furnizoi Putinin me armatim
Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut beson se shteti verior ka dërguar më shumë se 1 milionë plumba të artilerisë në Rusi që prej muajit gusht për t’i ndihmuar presidentit rus Vladimir Putin në luftën e tij kundër Ukrainës.
Koreja Veriore dhe Rusia kanë forcuar marrëdhëniet e tyre dhe kanë dalë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Diplomacia e tyre, e shfaqur në samitin mes liderit verikorean Kim Jong-Un dhe Putinit në muajin shtator, ka ngjallur frikë për marrëveshje të mundshme për furnizim të Rusisë me armatim.
Shteti nën regjimin e Putinit ka nevojë për armatim teksa ishte pajtuar se do ta ndihmonte Korenë e Veriut me teknologji për të forcuar ambiciet e saja bërthamore.
Pheniani dhe Moska kanë mohuar akuzat e SHBA-së dhe Koresë së Jugut se Veriu ka transferuar armatim në Rusi.
Agjencia e spiunazhit në Korenë e Jugut beson se Koreja Veriore ka angazhuar të gjitha fabrikat e armatimit në kapacitet të plotë me qëllim që t’i plotësonte kërkesat e Rusisë për armatim.
Koreja Veriore gjithashtu ka mobilizuar edhe banorët në prodhimin e armatimit.