Unitedi e dëshiron Griezmannin

02 nëntor 2023 | 10:18

Manchester Unitedi është duke shqyrtuar mundësinë për transferimin e yllit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann. Mediumi spanjoll “Ok Diario” raporton se “Djajtë e Kuq” e pëlqejnë tejet shumë francezin, andaj po shpresojnë në një marrëveshje qysh në janarin që po vjen.

Gjithnjë në bazë të raportit, ekziston një klauzolë lirimi në vlerën e 25 milionë euro që mund të bëhet aktive nga skuadra angleze nëse pajtohen me lojtarin.

Mirëpo, Unitedi fillimisht duhet ta bindë Griezmannin, i cili është shumë i lumtur tek Atletico, madje francezi verën që lamë prapa kishte refuzuar një ofertë të “çmendur” financiare nga një klub arab.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar në…