Balotelli: Interi është favorit për ‘Scudetto’

02 nëntor 2023 | 10:25

Sulmuesi i Adane Demirspor, Mario Balotelli, ka folur në lidhje me garën për titullin në Serinë A. “Mes Juves, Napolit e Milanit është një sfidë e bukur për të arritur i dyti.

Për mua këto skuadra nuk e arrijnë dot Interin”, ka deklaruar Balotelli. “Nëse do ta kapnin e parakalonin skuadrën e Inzaghit do të ishte bukur, por për momentin skuadra e Interit më duket më superiore se të tjerat. Gjithsesi, të flasësh për titullin kampion që në nëntor është paksa e ndërlikuar”, u shpreh Balotelli.

Ai ka folur edhe për Marcus Thuram, sulmuesin e ri të Interit, që vendosi ndeshjen e fundit ndaj Romës, lojtarin që zuri vendin e Lukakut.

“Nuk është e vërtetë që sulmi i Juventusit është më i mirë se ai i Interit. Kam luajtur me Thuram kur ishte më i ri dhe nuk ishte kaq i fortë sa është sot. Është përmirësuar ndjeshëm. Nëse do të bëja një krahasim mes Lukakut dhe Thuramit do t’i zgjidhja këtë të fundit për sa i përket talentit dhe aftësisë në fushë”, ka shtuar Balotelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi është duke shqyrtuar mundësinë për transferimin e yllit…