Haradinaj përkujton heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu: Veprat e tyre motivuan brezat për çlirimin e Kosovës

02 nëntor 2023 | 11:08

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 34-vjetorin e rënies së tyre.

Ai ka thënë se ata i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri, i atdhetarëve që ranë për çlirimin e Kosovës.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se jeta dhe vepra e tyre motivuan brezat për çlirimin e Kosovës.

“Ndër breza nuk kanë reshtur përpjekjet e shqiptarëve për liri. Ato ishin të forta e të vendosura. Sot, në 34-vjetorin e rënies, kujtojmë e nderojmë dy heronjtë e kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Ata i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri, i atdhetarëve që ranë për çlirimin e Kosovës. Pa asnjë dyshim, Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare. Lavdia u takon të rënëve në secilën etapë të historisë sonë të lavdishme”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Afrimi dhe Fahriu kanë rënë më 2 nëntor të vitit 1989, në “Bregun e Diellit” në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gani Gërmia e ka ndarë me banorët historinë e tij…