Krasniqi: Çfarë turpi! Deputetët e pushtetit me paga 2 000 euro votuan kundër minatorëve dhe policëve

02 nëntor 2023 | 12:07

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Kuvendi e ka humbur çdo kuptim për çfarë është i thirrur.

Ai ka thënë se deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës.

“A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylber Ramadani dhe Medon Berisha spikatën te skuadra e Lecces…