Pacolli: Ku mbeti morali dhe premtimet elektorale të Vetëvendosjes?

02 nëntor 2023 | 12:19

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk është duke e kuptuar arsyen Lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e mocionit të opozitës për të diskutuar rreth kërkesave të minatorëve dhe policëve.

Ai ka pyetur se ku ka mbetur morali politik dhe premtimet e Vetëvendosjes.

“Nuk e kuptoj pse Vetëvendosje (shumica e Kuvendit) bllokon mocionin e opozitës për të diskutuar rastet e minatorëve dhe policisë, në Parlamentin e Kosovës. Ku mbetet morali politik, ku mbeten premtimet elektorale…? Katastrofë”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje për të tretën herë më…