Hovenieri kërkon drejtësi për gazetarët që kërcënohen dhe sulmohen në Kosovë

02 nëntor 2023 | 12:24

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, ka thënë se ShBA-ja bën thirrje për drejtësi për gazetarët që sulmohen e kërcënohen në Kosovë.

“Në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve, SHBA-ja përsërit thirrjet e saj për drejtësi për gazetarët që kërcënohen ose sulmohen në Kosovë dhe në mbarë globin”, ka shkruar Hovenieri në “X”.

Ai ka thënë se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokraci të shëndetshme.

“ShBA mbron lirinë, pavarësinë dhe sigurinë e medies dhe pret përgjegjësi për ata që kërcënojnë ose sulmojnë gazetarët”, ka shkruar Hovenieri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara në Hagë janë duke kryer bastisje sot…